Atomistet kosovare shkelqejne ne garen nderkombetare per matematike

Nxenesit anetare te Institutit “Atomi” kane shkelqyer ne Olimpiaden Matematikore Nderkombetare.

Doruntina Sylejmani ka fituar medaljen e bronzte ne kete olimpiade, kurse Shend Zhjeqi ka marre mirenjohje nga aty, transmeton Koha.net.

Sipas drejtuesit te ketij instituti, Jusuf Thaçi, medalja e sjelle ne Kosove nga Doruntina Sylejmani eshte me e çmuara ndonjehere qe ka ardhur ne Kosove nga garat nderkombetare te fushes se Matematikes.

Kurse per Shend Zhjeqin, Thaçi ka thene se eshte pjesemarresi me i ri nga Ksova qe prej se Kosova merr pjese ne kete olimpiade dhe se ai eshte e ardhmja e Kosoves ne matematike nder shqiptare, duke u referuar edhe me personin qe ka punuar me Shendin, Valmir Krasniqi.

Edhe nje prej matematikaneve me te njohur te Kosoves, Qendrim Gashi, qe tash mban postin e ambasadorit te Kosoves ne France, ka uruar ekipin e Kosoves.

“Perveç 14 Korrikut, urime edhe per sukseset e Ekipit te Kosoves ne Olimpiaden Matematike Nderkombetare, ku per here te pare nje garuese nga vendi yne fiton medalje, medaljen e bronzte. I lumtur me suksesin e matematikaneve te rinj dhe atyre qe i pergatiten per gara”.