“Australian Open” avancojne te medhenjte

Temperaturat e larta ne Melbourne shtyne organizatoret e Australian Open te mbyllin catine e Rod Laver Arena per t’i krijuar kushte sa me te pershtatshme Rafael Nadalit ne sfiden e tij me Thanasi Kokinakis. Raketa numer nje e botes perfitoi maksimalisht nga ky fakt duke mundur australianin me origjine greke ne tre sete ne vetem 1 ore e 53 minuta loje, per rezultatin 6-2, 6-4, 6-2. Shume I thjeshte rezultoi takimi dhe per japonezin Kei Nishikori qe pati mbeshtjen e shume bashkombasve te tij. Tenisti aziatik mori me lehtesi dy setet e para 6-1 ndaj serbit Lajovic, ndersa te tretin e mbylli ne tie break 7-3. Ne raundin tjeter kaloi dhe francezi, Jo Wilfred Tsonga, qe hasi probleme ndaj brazilianit Belluci vetem ne setin e pare, ku kishte nevoje per tie break per te fituar, ndersa ne dy setet e tjere regjistroi rezultat te njejte, 6-4.

Ne kategorine e femrave Maria Sharapova duket se e ndjeu shume temperaturen 43 grade te Melburnit, aq sa hasi shume veshtiresi per te eleminuar italianen Karin Knapp. Rusja fitoi setin e pare 6-3 ndersa humbi ne te dytin 4-6. Seti I trete ishte nje beteje mes Sharapoven qe fitoi pas 18 gameve, 10-8. Caroline Wozniacki gjithashtu u desh te kthente takimin ndaj amerikanes, Christina Mchale. Danezja fitoi 6-0 setin e pare ndersa humbi te dytin 1-6, nderkohe qe ne setin e trete fitoi 6-2. 2-1 me sete triumfoi dhe rumunja Simona Halep ndaj amerikanes Lepchenko, 4-6, 6-0, 6-1.