Australian Open, eleminohet dhe Rafael Nadal

Lidhur me artikullin:

Pas Roger Federer ishte radha e Rafael Nadal per te lene Australian Open, me spanjollin qe pesoi nje humbje surprizuese perballe Tomas Berdych, me cekun qe fitoi ne vetem 3 sete duke siguruar nje vend ne gjysmefinale. Spanjolli, ne fakt u penalizua dhe nga forma jo e mire fizike qe e shoqeron qe prej fundit te vitit 2014 dhe nga kjo Berdych perfitoi maksimalisht duke fituar madje si rralle here me shume lehtesi. 6-2 dhe 6-0 ishte rezultati i dy seteve te para, dicka e pazakonte per nje tenist qe ka fituar ne total 14 Turne Grand Slam. Ne setin e trete, ceku pa Rafen t’i anulonte dy match point, duke cuar setin ne tie break.

Berdych u shkeput menjehere ne 5-2, dhe ne match pointin e tij te katert te ndeshjes arriti te fitoje ne Rod Laver Arena ndaj spanjollit, qe kishte luajtur vetem tete ndeshje qe prej qershorit, per shkak te demtimit ne kycin e dores dhe operacionit te apendesitit. Per femra, Maria Sharapova shkelqeu ndaj Eugenie Bouchard duke fituar paster ne dy sete. Rusja dominoi ndeshjen ndaj nje prej yjeve ne rritje te tenisit boteror duke hedhur nje tjeter hap drejt trofeut, te cilin e ka fituar ne vitin 2008. Masha arriti t’i marre ne tre raste sherbimet kundershtares se saj duke fituar 6-3, 6-2. Ne gjysmefinale perballe saj do te jete nje tjeter ruse, Ekaterina Makarova, se ciles ju nevojiten vetem 68 minuta per te mundur 6-4, 6-0, rumunes Simona Halep.