Australian Open. Finalja ndermet Djokovic dhe Murray

Lidhur me artikullin:

Numri 1 i botes, Novak Djokovic arrin finalen e Australian Open pas nje beteje qe zgjati 5 sete kunder kampionit ne fuqi te turneut qe po zhvillohet ne Melbourne, Stanislas Wawrinka. Nje sfide epike ajo e zhvilluar ne “Rod Laver Arena” ku Nole hasi ne pengesa te medha, madje rrezikoi ta humbiste takimin me finalen perballe Andy Murray. Ne vitin 2013 serbi eliminoi zvicerianin ne setin e peste me tie break 12-10, ndersa nje vit me pas ishte Wawrinka ai qe iu kunderpergjigj me te njejten monedhe ne setin e katert 9-7. Kampioni e nisi lojen me sherbim te forte dhe te sakte, por pavaresisht nje loje te fituar me topat e kundershtarit, nuk arriti ta ruante avantazhin duke e çuar setin ne tie break ku Djokovic tregoi muskujt duke e mbyllur kapiteullin 7-1.

Ne te dytin, zviceriani dominoi ne 37 minuta duke fituar 6-3, ndersa Djokovic u kunderpergjigj me nje 6-4 ne setin e trete. Nole e uli perqendrimin. Me 3 game radhazi ai u arrit nga Wawrinka ne 3-3 dhe me pas gjithçka u be me e lehte per numrin 4 te botes qe perfitoi nga blak out-i i ballkanasit, i cili humbi setin dhe busullen. 6-4, gjith barazpeshe dhe kur u mendua se Wawrinka do te shfrytezonte momentin pozitiv, ishte Djokovic ai qe rezultoi nje termet i vertete. Wawrinka leshoi me shume gabime personale qe e demoralizuan pasi ne setin me te rendesishem nuk arriti te fitonte asnje loje duke ia dhuruar finalen kundershtarit ne pjate te argjendte. Te dielen do te konsumohet akti i fundit ku Djokovic gjen nje Murray te rilindur dhe te uritur per te shtuar ne palmaresin e tij turneun e pare te madh te sezonit. Britaniku ka deshtuar ne tre finale, ndersa Djokovic kerkon suksesin e peste ne arenen historike te Melbourne.