Azilantja shqiptare ne Gjermani sjell ne jete katernjake

Nje gezim i katerfishte vjen per nje azilkerkuese shqiptare ne Gjermani e cila ka lindur katernjake. Lajmi eshte  raportuar nga mediat gjermane, sipas te cilave, gruaja solli ne jete tre vajza dhe nje djale, nepermjet nderhyrjes cezariane.

Lindja eshte bere ne Spitalin Universitar ne Jena kur gruaja ishte ne javen e 32-te te shtatzanise. Femijet mbahen nen kujdesin e mjekeve, pasi kane nevoje per marrjen e nje medikamenti, qe stabilizon mushkerite. Nderkohe, prinderit e te sapolindurve kishin emigruar ne Gjermani ne muajin korrik.