Azilkerkuesit shqipetare thyejne rekord. 86.000 kerkesa per 2 vite

Lidhur me artikullin:

Azilkerkuesit shqiptare kane thyer çdo rekord ne dy vitet e fundit, duke arritur ne rreth 86.000 kerkesa ne vendet e Europes. Per muaj me radhe, shqiptaret kane qendruar ne krye te listes per kerkesat e azilit ne Gjermani dhe se fundmi edhe ne Holande.

“ABC News” ka siguruar te dhena nga zyra e statistikave europiane “EUROSTAT”, per te krahasuar keto vite me vitet paraardhese.

Por krahasimi i shifrave ka kaluar çdo pritshmeri pasi Shqiptaret ne dy vitet e fundit kane qene me te shumte ne numer sesa 3 dekada marre sebashku. Konkretisht ne vitin 2014 dhe 2015 ka patur 86.000 kerkesa per azil, krahasuar me 64.000 kerkesa gjate vitit 1985 deri ne 2013.

Kjo ben qe ne vetem dy vitet e fundit ka patur 23.415 kerkesa me shume sesa 3 dekadat paraardhese. ABC News ka tentuar te siguroje dhe shifrat para vitit 1985, por deri tani nuk ka marre nje pergjigje ne lidhje me kete kerkese.

Pavaresisht qe shanset per azil ne vendet te Europes jane pothuajse zero dhe thirrjeve per te mos ikur nga Shqiperia, situata nuk ka ndryshuar per mire. Muajt e kaluar ne Gjermani kishte nje rritje te lehte te kerkesave te azilit dhe ne Holande shqiptaret kaluan dhe sirianet.

Te dy vendet, ku fenomeni i kerkesave te azilit nga shqiptaret ndjehet me shume, kane organizuar fluturime me deportime te detyrueshme nga shtetet perkates

/abcnews