‘Baby’ Liverpool dhe Arsenal kualifikohen per ne raundin tjeter te Kupes se Anglise

Si trajneri i Liverpool ashtu si trajneri i Tottenham kishin zgjedhur te aktivizonin lojtare qe nuk kishin luajtur shume minuta ne kampionat. Perveç Sturridge, i gjithe formacioni i Te Kuqve ishte perbere nga lojtare qe pothuajse nuk kane luajtur fare kete sezon, duke perfshire edhe shume lojtare te akademise. Ndersa Tottenham aktivizoi nga minuta e pare Janssen dhe Dier nga lojtaret titullar, ndersa te tjeret ishin lojtare te ekipit rezerve.

Liverpool kishte me shume eksperience ne fushe dhe kjo tregon pse ata dominonin per sa i perket kontrollit te topit dhe rasteve per gol. Nuk vonoi shume goli i avantazhit per vendasit, teksa Daniel Sturridge i dha nje sinjal te forte trajnerit te tij duke shenuar ne minuten e 9’. Pas nje gabimi trashanik te N’Koudou, Grujic merr topin ne zoterim dhe pason te sulmuesi anglez i cili mposht portierin Vorm.

Ky ishte goli i tete ne nente ndeshjet e Kupes per Sturridge, i cili humbet nje rast te arte disa minuta me pas. Megjithese Tottenham kontrollon mire topin, portierit Mingolet nuk i eshte dashur te priste asnje top per shume minuta. Ne pjesen e dyte vjen edhe dopieta e Sturridge. Pas nje pasimi perfekt Daniel Sturridge gjendet vetem per vetem me portierin Vorm dhe me qetesi ia kalon topin permes kembeve duke dyfishuar rezultatin. Pochettino nuk ishte i kenaqur dhe vendosi te fuste ne loje lojtare me eksperience si Wanyama dhe Lamela. Ky i fundit behet menjehere protagonist duke fituar nje penallti qe shnderrohet ne gol nga Janssen. Spurs nuk dorezohen dhe hidhen ne sulm. Por Liverpool e menaxhon mire ndeshjen duke u kualifikuar per turin tjeter.

Arsenal –Reading

Edhe Arsenal, ashtu si Liverpool apo Tottenham eshte fokusuar te te rinjte per ndeshjen kunder Reading, por gjithsesi ekipi ishte kompetitiv dhe nuk i mungonin emra qe aktivizohen edhe ne Premier League si Iwobi, Oxlade-Chamberlain, Elneny dhe Giroud i cili u fut ne fushe ne fund te pjeses se dyte i ardhur nga demtimi. Topçinjte dominuan ndeshjen dhe gjeten golin heret ne pjesen e pare me ane te Oxlade-Chamberlain. Pasi merr topin rreth 25 metra larg portes, ai deperton ne zone dhe leshon nje goditje te pakapshme per portierin kundershtar.

Dominimi i tyre shperblehet me nje gol, me ne fund. por Topçinjte e kane te veshtire te mbyllin ndeshjen, megjithese rastet nuk mungojne. Miqte nga Reading duhet te ndihen me fat qe ndeshje eshte vetem 0:0 pas aksioneve bresheri qe vijne nga vendasit. Me ne fund Arsenal shenon golin e qetesise pak para se te perfundoje ndeshja duke mbyllur gjithçka. eshte Oxlade-Chamberlain qe shenon edhe golin e dyte duke çuar Arsenal ne çerekfinale.