Bakaj fillon stervitjen me Tiranen. “Kjo skuader eshte per titull”

Elis Bakaj nis stervitjen me Tiranen dhe ngjall entuziazem ne radhet e tifozeve bardheblu per nje rikthim te mundshem te 24-here kampionet e Shqiperise. Mirepo 29-vjecari tregohet i permbajtur duke perseritur se qellimi i tij eshte ta vijoje karrieren jashte Shqiperise, por njekohesisht duke dhene nje mesazh te qarte per tifozet e Tiranes.

“Tiranen e kam si shtepine time dhe per kete duhet te falenderoj drejtuesit e klubit qe me kane dhene mundesine te stervitem me ekipin. Ka edhe nje muaj e gjysme kohe deri sa te hapet merkatoja e janarit keshtu qe isha i detyruar te vijoje stervitjen per te qene gati fizikisht te skuadra ku do te nenshkruaj. E perserish nese do te luaj ne Shqiperi kjo do te ndodhe vetem me Tiranen.”

Prej disa sezonesh Tirana ka qene larg pretendimeve te emrit qe perfaqeon, por skuadren aktuale Bakaj e sheh te nje niveli me te larte.

“Ndryshe nga vjet kjo skuader eshte me e shpejte ne fazen sulmuese. Une e shoh pretendente per titullin”.

Pas 11 javeve te para te kampionat, rivaliteti per titullin e ka bere shume me terheqese garen. Bakaj sheh kater pretendente, qe mund ta dalin ta fitojne trofeun me te rendesishem te futbollit ne vend.

“Eshte Skenderbeu, Kukesi, Tirana dhe Partizani. Jane kater skuadra thuajse te nje niveli qe do te rivalizojne deri ne fund per titullin. Skenderbeu ndoshta ka patur me shume eksperience , por nuk e shoh me lart se te tjeret”.