Balotelli : Lamtumire Liverpool

Lidhur me artikullin:

Ne Angli jane te sigurt, aventura e Mario Balotellit ne Liverpool do te perfundoje gjate afatit kalimtar te veres. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, sulmuesi italian e ka humbur besimin e menaxherit Brendan Rodgers i cili ka vendosur ta shese ne fund te ketij sezoni, vetem nje vit pas transferimit nga Milan.

24-vjeçari do te detyrohet te largohet nga Anfield si rezultat i paraqitjeve te dobeta ne fushen e lojes, por edhe problemin e tij te zakonshem, sjelljen jo te mire jashte saj. Kurse, Reds do te hidhen ne treg per te kerkuar nje sulmues te ri, e emri me i perfolur eshte ai i yllit te Paris Saint-Germain, Edinson Cavani i cili pritet te largohet nga Parc des Princes ku ka mosmarreveshje me trajnerin Laurent Blanc.

Burimi: Zeri.info