Balotelli prane rikthimit te Inter? Mancini e kerkon

Lidhur me artikullin:

Mario Balotelli mund te rikthehet tek Inter. Nuk behet fjale thjesht per nje fantazi, por per nje mundesi konkrete. Kjo eshte ideja e fundit e Roberto Mancini per te perforcuar sulmin zikalter. Lajmi eshte bere i ditur nga e perditshmja italiane “Tuttosport”, sipas se ciles tekniku ka folur per kete mundesi me drejtorin ekzekutiv Bolingbroke. Behet fjale per nje bast me kosto zero. Liverpool ka vendosur te heqe dore nga lojtari, kontrata e te cilit skadon ne 2018-en, dhe eshte gati te paguaje nje pjese te rruges. Balotelli mund te luaje ne çdo pozicion te sulmit ne skemen 4-2-3-1 dhe do te ishte akoma me i motivuar nga objektivi per te siguruar nje vend ne kombetare per Boterorin 2018.

Mancini, nga ana tjeter, eshte i bindur se mund ta rikuperoje futbollistin dhe kjo bindje mbeshtetet nga faktet se ne sezonin e fundit, pavaresish problemeve fizike, Mario eshte dukur me i pjekur dhe me i pergjegjshem ne krahasim me lojtarin qe njihet per situatat e krijuara jashte fushes se lojes. “Super Mario” nuk do te merrej si nje zevendesues i Mauro Icardi, por aftesia e tij per t’u peshtatur me skemen 4-2-3-1 do ta kthente ate ne nje “xhol” te vertete per Inter e se ardhmes.