Banda e mirënjohur e rock-ut Crossbones vjen me album të ri. Me 1 Qershor koncerti i promovimit në Tiranë

Crossbones, banda shqiptare e rock-ut pritet të nxjerrë albumin e tij më të ri. Albumi do të prezantohet nga grupi rock gjatë koncertit që do të zhvillojë në Akademinë e Arteve me 1 Qershor.

Albumi i ri i titulluar “The Awakening”, nga banda e mirënjohur shqiptare e muzikës rock/metal që prej vitit 1996, është tërësisht një produksion perëndimor i shtëpisë diskografike AlphaOmega Records (Como, Italy), e cila përveç kontratës diskografike, vepron edhe si agjent menaxhimi i bandës. Albumi është rreth 40 minuta dhe përmban 8 këngë.

Crossbones është banda e vetme e muzikës rock/metal nga Shqipëria që përfaqësohet nga agjenci perëndimore të industrisë së muzikës. Është e vetmja bandë që përfaqëson Shqipërinë në festivale dhe turne ndërkombëtare. Crossbones kanë dhënë koncerte dhe turne në Ukrainë, Estoni, Letoni, Bosnjë, Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi, Kosovë. Është banda e vetme e mes viteve ‘90 që nuk reshti kurrë aktivitetin e saj, duke krijuar muzikë origjinale dhe duke performuar në mënyrë konstante.

Gjithashtu, për Crossbones është shkruar gjerësisht në shtypin e huaj, të shkruar si dhe atë elektronik. Në revista të mirënjohura të muzikës rock si RockHard (Gjermani), Ultraje (Portugali), Stencil Mag (UK), Bunker (Rusi) si dhe në më shumë se 100 portale, site dhe webzines të shpërndara në 4 kontinente, Europë, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Australi.

Diskografia:

The Awakening – së shpejti (Alpha Omega Records) Italy – worldwide release
WWIII – 2017 (Nadir Music Genoa) Italy – Worldwide release + platformat më të mëdha të muzikës online Apple, Deezer, Spotify, Amazon
Alive – 2015
Toxic Waste – 2015
Days of Rage – 1997

Përbërja e bandës:

Olsi Ballta – vocals (themelues)
Theo Napoloni – drums
Ben Turku – guitars
Arlind Zerdja – bass

Për më shumë informacion rreth eventit klikoni këtu si dhe mund të ndiqni profilet online:

https://www.facebook.com/CrossbonesBandAlbania
https://www.youtube.com/channel/UCxHm1Te3wrUDlhtrxFLcJDA
https://www.instagram.com/crossbones_albania/