Banda shqiptare e rock-ut, CROSSBONES në mediat botërore për klipin e ri “REALIGNING THE TRUTH”

“Banda shqiptare e rock-ut Crossbones ka lançuar një klip për këngën “Realigning The Truth”, marrë nga albumi i grupit, The Awakening, që do të publikohet nëpërmjet Alpha Omega Records,” shkruhet në Brave Words, një nga revistat më të mëdha amerikane online.

Albumi i ri i titulluar “The Awakening”, nga banda e mirënjohur shqiptare e muzikës rock/metal që prej vitit 1996, është tërësisht një produksion perëndimor i shtëpisë diskografike AlphaOmega Records (Como, Italy), e cila përveç kontratës diskografike, vepron edhe si agjent menaxhimi i bandës. Albumi është rreth 40 minuta dhe përmban 8 këngë.

Lexoni: Banda e mirënjohur e rock-ut Crossbones vjen me album të ri. Me 1 Qershor koncerti i promovimit në Tiranë

Jo shumë në vëmendje të medias shqiptare, Crossbones është banda e vetme e muzikës rock/metal nga Shqipëria që përfaqësohet nga agjenci perëndimore të industrisë së muzikës. Është e vetmja bandë që përfaqëson Shqipërinë në festivale dhe turne ndërkombëtare. Crossbones ka dhënë koncerte dhe turne në Ukrainë, Estoni, Letoni, Bosnjë, Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi, Kosovë. Është banda e vetme e mes viteve ‘90 që nuk reshti kurrë aktivitetin e saj, duke krijuar muzikë origjinale dhe duke performuar në mënyrë konstante.

Gjithashtu, për Crossbones është shkruar gjerësisht në shtypin e huaj, të shkruar si dhe atë elektronik. Në revista të mirënjohura të muzikës rock si RockHard (Gjermani), Ultraje (Portugali), Stencil Mag (UK), Bunker (Rusi) si dhe në më shumë se 100 portale, site dhe webzines të shpërndara në 4 kontinente, Europë, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Australi.

Në datën 6 Korrik, Crossbones do të performojë në Rumani në Flex Fest 2019.

Lista e këngëve të The Awakening:

“Under My Scars”
“Enlightened Fury”
“Realigning The Truth”
“The Awakening”
“Face Off”
“Facing My Fears”
“Shine”
“Man-Made God”

Klipi “Realigning The Truth”: