Banda shqiptare e rock-ut, Crossbones nxjerr albumin e ri “The Awakening”

Banda shqiptare e rock-ut Crossbones ka nxjerrë albumin e tyre më të ri të titulluar The Awakening, që u publikua nëpërmjet Alpha Omega Records.

Albumi i ri i titulluar “The Awakening”, nga banda e mirënjohur shqiptare e muzikës rock/metal që prej vitit 1996, është tërësisht një produksion perëndimor i shtëpisë diskografike AlphaOmega Records (Como, Italy), e cila përveç kontratës diskografike, vepron edhe si agjent menaxhimi i bandës. Albumi është rreth 40 minuta dhe përmban 8 këngë.

Lexoni: Banda shqiptare e rock-ut, CROSSBONES në mediat botërore për klipin e ri “REALIGNING THE TRUTH”

Lista e këngëve të The Awakening:

  1. “Under My Scars”
  2. “Enlightened Fury”
  3. “Realigning The Truth”
  4. “The Awakening”
  5. “Face Off”
  6. “Facing My Fears”
  7. “Shine”
  8. “Man-Made God”

Crossbones është banda e vetme e muzikës rock/metal nga Shqipëria që përfaqësohet nga agjenci perëndimore të industrisë së muzikës. Është e vetmja bandë që përfaqëson Shqipërinë në festivale dhe turne ndërkombëtare. Crossbones kanë dhënë koncerte dhe turne në Ukrainë, Estoni, Letoni, Bosnjë, Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi, Kosovë. Është banda e vetme e mes viteve ‘90 që nuk reshti kurrë aktivitetin e saj, duke krijuar muzikë origjinale dhe duke performuar në mënyrë konstante.

Albumin e Crossbones mund ta gjeni në: