Banka Boterore: “Shqiperia progres ne ekonomi”

Lidhur me artikullin:

Banka Boterore e klasifikoi Shqiperine si ekonomine me permiresimin me te madh ne klimen e biznesit per vitin 2014.

Ne raportin e fundit “Doing Business”, Banka thote se renditja e Shqiperise eshte permiresuar me 48 shkalle, duke u ngjitur nga vendi i 109 ne bote, qe ishte nje vit me pare, ne vendin e 68 kete vit.

Pas Shqiperise, sipas raportit, ekonomite e tjera qe kane shenuar permiresim te forte ne klimen e biznesit jane Xhamajka dhe Kolumbia.

Sipas Bankes, rritja e vleresimit per Shqiperine ka ardhur per shkak te nje sere reformash te ndermarra gjate ketij viti, ku perfshihet lehtesimi i regjistrimit te bizneseve, ulja e kohes per lejet e ndertimit, adoptimi i rregullave te reja per ndertesat dhe informatizimi i procedurave per regjistrimin e pronave.

Ndersa i vetmi tregues, ku ka shenuar perkeqesim sipas Bankes, eshte pagesa e taksave, per shkak te rritjes se tatim-fitimit.

Kjo eshte hera e dyte, qe ekonomia shqiptare shenon – sipas Bankes Boterore – nje permiresim kaq te forte ne klimen e te berit biznes. Hera e para ishte ne vitin 2009, kur vendi u klasifikua nder dhjete ekonomite me reformatore ne bote.

Por, qe pas atij viti, renditja e Shqiperise ne raportin e biznesit eshte perkeqesuar ne menyre konstante, çka e çoi ekonomine tone ne vendin e 109 ne bote. Permiresimi i ketij viti e risjell ekonomine shqiptare me afer vendeve europiane, ne renditjen globale te klimes se biznesit.