Barcelona ka ne skuader golashenuesin me te mire te vitit 2016

Lidhur me artikullin:

Klubi i Barcelones ka sulmuesin me te mire ne bote, ose te pakten me efektiv, siç eshte e qarte nga te dhenat e Luis Suarez. Dhe, mbi te gjitha, ai i ka shpenzuar ne menyren me te mire se askush minutat ne fushe. Uruguajani eshte pjese e listes se lojtareve, te cilet nuk kursejne as edhe nje gram perpjekje, por jetojne duke e gjuajtur porten kundershtare nga minuta e pare deri ne minuten e 90. Dhe intensiteti ne fund pasqyrohet me shifrat e tij. Qe nga fillimi i vitit 2016, Luis Suarez ka shenuar 43 gola ne te gjitha garat, perfshire edhe paraqitjet me kombetaren e tij. Keto gola ai i ka shenuar ne 3430 minuta loje, duke rezultuar me nje mesatare te shkelqyer: gol per çdo 79 minuta.

Nje perdorim tejet i mire i kohes ne fushen e blerte, aq sa sot eshte larg nga çdo sulmues i nivelit te larte. Interesant eshte fakti se kush tjeter eshte rival me uruguajanin ne kete drejtim. Behet fjale per shokun e tij te sulmit, Lionel Messi. Argjentinasi ka shenuar 43 gola ne vitin 2016, ne te gjitha garat, por ai ka luajtur me shume minuta se Suarez (nder te tjera, per shkak se ka arritur ne finalen e “Copa America” me kombetaren e tij, turne ne te cilin Luis nuk do te mund te luante edhe per shkak te lendimit). Messi ka nje mesatare te tille finalizimi, 1 gol per çdo 95 minuta loje. Nje tjeter “grabitqar” i madh i portave kundershtare eshte Cristiano Ronaldo, edhe pse larg nga te dhenat e efikasitetit te Suarez.

Portuguezi i Real Madrid fitoi Kampionatin Europian, por nuk e ka filluar sezonin e ri me nje start prej golashenuesi. “7” i Real Madrid ka shenuar 34 gola qe nga ndeshja e pare e vitit 2016, ne 3351 minuta aktivizim. Pra, portugezi ka nje mesatare prej 1 goli per çdo 98 minuta loje. Neymar eshte nje pike referimi e padiskutueshme te Barcelona dhe kombetarja braziliane. Ne kete pike te vitit 2016, braziliani ka grumbulluar tashme 3930 minuta loje (duke perfshire edhe Lojerat Olimpike ne Rio, ku ai fitoi medaljen e arte). Neymar ka shenuar 25 gola. Pra, mesatarisht 1 gol per çdo 157.2 minuta loje.

Nje tjeter emer sulmuesi mund te qaset ne kete drejtim. Ai eshte Antoine Griezmann. Francezi doli i dyti ne Europe me kombetaren e tij (finalist i “Euro 2016”)j, por eshte nje nga lojtaret e zevendesuar jo pak nga trajneri Diego Simeone. Ka luajtur gjithsej 3721 minuta qe nga janari e deri me sot, me 31 gola te shenuar ne kete periudhe kohore. Dmth, ka nje mesatare prej 1 gol per çdo 120 minuta loje.