Barcelona ka nje plan per Lionel Messi

Lidhur me artikullin:

Nje here rinovim me Neymar, nje here me Lionel Messi. Ky eshte plani i Barcelones dhe i vetmi veprim qe do te gezonte tejmase çdo anetar te klubit katalanas dhe sidomos tifozet. Teksa per sulmuesin brazilian pritet qe me 15 korrik te organizohet nje event ne “Camp Nou” per rinovimin e kontrates se tij, ne Katalonje po planifikojne diçka te tille edhe per “Pleshtin”. Kontrata e re do te ishte e teta e firmosur prej tij qe nga viti 2005.

“AS”-ja shkruan se kjo nuk eshte diçka e improvizuar, por nje situate e studiuar mire nga drejtuesit e klubit. Messit i perfundon kontrata aktuale ne vitin 2018 dhe Barcelona nuk deshiron surpriza te pakendshme. Ata shpresojne te mbyllin gjithçka pas rikthimit te lojtarit nga pushimet. Marredheniet e klubit me Messi jane shume te mira, edhe pse ka zera qe theksojne se futbollisti eshte pare shpesh i vetem ne te gjithe procesin gjyqesor (i denuar per evazion fiskal), diçka qe brenda klubit e mohojne.

Hera e pare kur Messi firmosi kontrate me Barcelonen ishte qershor 2005, kur fitoi Boterorin U-20. Tre muaj me vone atij iu permiresua rroga. Ne janar te vitit 2007 sulmuesi argjentinas firmosi deri ne vitin 2014 me nje klauzole largimi prej 150 milione eurosh. Ne qershor te atij viti, me largimin e brazilianit Ronaldinho, Barcelona serish i permiresoi kushtet e kontrates Leos. Hera e parafundit kur ai u paraqit ne zyrat e klubit qe ne shtator te vitit 2009, kur rinovoi deri ne vitin 2016. Se fundmi, ne shkurt 2013, gjeniu zgjati qendrimin e tij te Barcelona deri ne vitin 2018 me nje klauzole largimi prej 250 milione eurosh.