Barcelona, klubi me i suksesshem ne dekaden e fundit

Lidhur me artikullin:

Fitimi per here te trete i Boterorit te Klubeve mbylli nje dekade te mrekullueshme per Barcelonen.

Ne 10 vitet e fundit blaugranat kane qene padiskutim skuadra me e mire ne Bote me plote 26 tituj te fituar gjate kesaj periudhe. Gjithcka nisi me Ronaldinhon dhe perfundoi me Lionel Messin, i cili konsiderohet edhe si futbollisti me i mire qe ka patur ndonjehere Barca ne te gjithe historine e saj. Cikli i suksesshem i Barcelones filloi pikerisht ne sezonin 2004-2005, periudhe kur Barcelona e Joan Laportes, Frenk Rajikard dhe brazilianit Ronaldinho fitoi titullin kampion ne La Liga.

Mesatarja e trofeve te fituar nga klubi katalanas ne dekaden e fundit eshte pothuajse tre tituj per sezon. Nga Maji i vitit 2005 deri me sot, Barcelona ka fituar 4 Champions League, 3 Boterore per Klube, 3 Superkupa Europe, 7 tituj te La Ligas, 6 Superkupa te Spanjes dhe 3 Kupa te Mbretit. Pas ciklit te shkurter fitues me Ronaldinhon, te cilin presidenti aktual i Barces, Josep Maria Bartomeu pak dite me pare e konsideroi si futbollistin qe e beri Barcelonen nje klub global, nise epoka e arte e Pep Guardioles dhe Leo Messit me kete te fundit qe vazhdon te shkelqeje edhe sot.