Barcelona nis misionin per rinovimin me Lionel Messi

Nis misioni i Barcelones per te rinovuar kontraten me Lionel Messin. Sinjalin e pare e dha presidenti Bartomeu pak dite me pare, ndersa nese i referohemi asaj qe shkruan gazeta katalanase Sport, rinovimi i yllit argjentinas me skuadren blaugrana eshte rruges dhe do te vije shume shpejt. Frika e nje largimi te mundshem te 5-here fituesit te Topit te Arte, i cili pelqehet shume nga Pep Guardiola qe e deshiron te Manchester City, ka detyruar drejtuesit e Barcelones te pershpejtojne afatet dhe t’i futen fuqishem punes per te bindur 29-vjecarin te firmose marreveshjen e re me Barcelonen. Kontrata aktuale e Messit skadon ne veren e vitit 2018 dhe nga marreveshja qe nenshkruar disa vite me pare me Barcen, ylli argjentinas perfiton rreth 21 milione Euro ne sezon.

Por nga kontrata e re e cila mund te jete e fundit me Barcelonen, Lionel Messi kerkon te perfitoje shume me teper para. Sipas asaj qe raporton gazeta Sport edhe pse dicka e tille nuk gjetur ende konfirmim, 29-vjecari synon te perfitoje shifren e cmendur te 50 milione Eurove ne sezon per te firmosur nje marreveshje te re me Barcen. Nje vlere e padegjuar me pare ne futboll kjo dhe qe as nje klub si Barcelona nuk e ka mundesine ta paguaje, edhe pse Bartomeu po mendohet pasi duke patur parasysh edhe 55 milione Eurot qe klubi do te arketoje ne nje vit nga marreveshja me sponsorin e ri Rakuten, Barca mund t’ia lejoje vetes te beje nje cmenduri per te mbajtur ne ekip Messin. Por ky eshte vetem fillimi i nje misioni te gjate dhe te veshtire per Barcen nderkohe qe nga Anglia Pep Gurdiola shikon me interes, se cfare do te ndodhe ne bisedimet mes paleve.