Bark i sheshte vetem per nje jave
Si mund te keni bark te sheshte per nje jave? Provoni nje diete te tille dhe ndiqni disa keshilla te thjeshta
 
Bark i sheshte ne nje jave…
Bashke me zhdukjen e celulitit, te pasurit e nje barku te sheshte ne nje kohe shume te shkurter, per shembull ne vetem nje jave, eshte nje nga objektivat qe cdo femer deshiron te arrije. Me ndjekjen e dietes se duhur, gjithcka eshte e mundur, madje edhe te pasurit e nje barku te sheshte per t’u pasur zili. Mjafton te mos e ekzagjeroni me dietat e bera nga vete ju, te cilat shpesh nuk jane te pershtatshme per trupin tuaj dhe mund t’ju shkaktojne nje reagim te kundert. Te pasurit e nje barku te sheshte nuk duhet te behet fiksim. Gjeja me e rendesishme eshte qe te kujdeseni per formen, te hani mire dhe te shmangni shkaqet e fryrjes. Natyrisht e gjithe kjo varet nga ushqyerja, por edhe nga dieta qe ndiqet per te humbur ato kilograme te tepert.
 
Ne cdo moshe, barku i saj…
Ne vajzeri, “barku” shfaqet per shkak te kequshqyerjes, nga abuzimi me ushqimin e papershtatshem dhe aspak te shendetshem. Nena e re kerkon t’i rikthehet barkut te saj te sheshte dhe te shpetoje nga ai qe i eshte krijuar pas shtatzenise. Nderkohe barku i gruas ne moshe zhduket si pasoje e pasivitetit. Por duhet theksuar se ne pergjithesi, kjo gje ndodh me shume prej avancimit te moshes. Ne pergjithesi, pervec kujdesit per nje bark te sheshte, eshte e rendesishme edhe pamja e lekures ne ate zone, qe te mos perkeqesohet nga efekti antiestetik. Per te pasur nje bark te sheshte, ju keshillojme qe per nje jave te mos mbani nje diete te sajuar nga vete ju, pasi ndryshimi i menjehershem i peshes ndikon negativisht ne lekure.
Bark i sheshte: keshilla per te ndjekur nje diete te pershtatshme
 
Keshilla e arte per te pasur linja te mira dhe bark te sheshte mbetet gjithmone ajo qe duhet te pini sa me shume uje gjate dites. Te pini perpara, gjate dhe pas vakteve te ngrenies, te pakten nje liter e gjysme uje natyral, jo shume te ftohte dhe me permbajtje te ulet natriumi.
 
Zgjedhja e ushqimeve per te pasur nje bark te sheshte
Shume fryrje te barkut mund te vijne si pasoje e zakoneve te keqija te ushqyerjes. Te shohim se si mund te zgjidhet ky problem qe te keni nje bark te sheshte…
Ushqimet qe duhen pakesuar apo shmangur jane bishtajoret, perimet e gatuara, djatherat e ndenjur, patatet, buka, por edhe gjerat e skuqura, salcicet dhe sheqernat. Nderkohe ju duhet te konsumoni dritherat, peshkun blu, mollet, dardhat, kivit dhe ananaset. Eshte shume e rendesishme qe te mos e teproni duke ngrene shume. Nder te tjera, per te pasur bark te sheshte eshte mire qe per nje periudhe te gjate kohe te shmangni alkoolin, camcakezet dhe pijet e gazuara. Shmangni ngrenien e frutave pas vakteve sepse ato rrisin aciditetin ne stomak. Provoni te hani ushqime me ereza aromatike (rozmarine, borzilok, nenexhik, hudher, qepe, majdanoz), pa perdorur vaj, buke apo perberes te tjere yndyrore, armiq te betuar te barkut te sheshte.
 
Ju pelqejne frutat?
Sigurisht qe ato ndikojne pozitivisht per te pasur nje bark te sheshte. Permendim ketu rrushin (pastron veshkat dhe melcine), ananasin (perdoret per tretje), por edhe kivin (ka shume vitamina).
Per ta mbyllur…nje aktivitet i bute fizik per te pasur nje bark te sheshte. Minimumi ju duhet te ecni vetem nje ore e gjysme cdo dite.