Bartomeu ne telashe. Hetohet per evazion fiskal prej 2.8 milione euro

Lidhur me artikullin:

Zhurma per ceshtjen Neymar do te vazhdoje te degjohet ne zyrat e ”Camp Nou” pasi gjykatesi i ceshtjes, Jose Perlas ka nxjerre ne drite dhe prova te tjera qe implikojne numrin 1 te klubit, Josep Maria Bartomeu. Pavaresisht deklaratave te Sandro Rosell dhe babait te Neymar, se presidenti i tanishem eshte teresisht i paster lidhur me kontraten e brazilianit, hetimi do te vazhdoje. Deri dje pretendohej se Bartomeu kishte firmosur ne kontraten e transferimit te Neymar vetem si figure institucionale e klubit blaugrana por gjykata nuk e ka marre parasysh kete fakt. Klubi katalanas nje vit me pare i pagoi shtetit spanjoll 13.5 milion Euro per te evituar probleme te metejshme por gjykata ende nuk i ka mbyllur dosjet pasi presidenti 51 vjecar i detyrohet shtetit dhe 2.8 mln Euro te tjera per mashtrim fiskal.

Tani eshte ne doren e Bartomeu te shpjegoje per te gjithe se si blaugranat vazhdojne te kene te tilla probleme pasi mendohej se ne fund te 2014 telashet ligjore ishin mbyllur. Nese presidenti i Barces nuk e zgjidh sa me pare kete ceshtje, atehere do t’i duhet te paraqitet ne gjykate per te deklaruar versionin e tij dhe me pas te dorezoje 2.8 mln. Ne qershor te ketij viti ne ”Camp Nou” do te mbahen zgjedhjet presidenciale dhe gjeja e fundit qe kerkon Bartomeu eshte prishja e imazhit te tij. Duke qene se 51 vjecari do te kandidoje, i duhen jo vetem premtime dhe blerje te reja per klubin, por dhe pastrimi i emrit te tij qe figuron ne dosjet e gjykatave Spanjolle