Bartomeu: “Ronaldinho na ktheu ne nje klub global”

Lidhur me artikullin:

Tifozet e Realit te Madridit rrallehere duartrokasin nje lojtar te Barcelones pas nje goli qe ai mund t’i kete shenuar skuadres se tyre brenda ne “Santiago Bernabeu”, por kjo gje nuk mund te thuhet per Ronaldinho.

Braziliani pas cdo magjie qe dhuronte me fanellen e Barcelones ne sfidat ndaj Los Blancos duartrokitej nga tifozet kundershtare, nje e dhene kjo qe tregon per klasin e madh qe zoteronte ai. Per te rikthyer ne vemendje te tifozeve te Barcelones dhe jo vetem spektaklin qe dhuronte Ronaldinho ne fushe, ka mjaftuar nje deklarate e presidentit aktual te Barces, Josep Maria Bartomeu.

Ky i fundit ne nje interviste per mediat ka vleresuar ate qe Ronaldinho ka bere per klubin blaugrana gjate 5 viteve qe qendroi ne Camp Nou. Ronaldinho ishte ai qe e shnderroi Barcelonen ne nje klub global deklaroi Bartomeu. Nga 2003 ne 2008-n me Ronin ne skuader, Barca fitoi 5 trofe mes tyre 2 tituj te La Ligas dhe 1 UEFA Champions League. Bartomeu pervec Ronaldinho vleresoi edhe argjentinasin Messi dhe brazilianin tjeter Neymar. Leo i ka dhene nje dimension akoma edhe me te madh skuadres sone, nderkohe qe Neymar eshte e ardhmja e Barcelones shtoi me tej numri i klubit katalanas.