Basha: “Edi Rama po hakmerret kunder cdo individi qe e ka denoncuar”

Lidhur me artikullin:

“Nen petkun e reformes se administrates publike, nen alibine e prishjes se ndertimeve pa leje, me pretendimin demagogjik se gjoja po ben shtet, Edi Rama po hakmerret ndaj cdo individi qe ka denoncuar korrupsionin dhe pazaret e tij si kryebashkiak dje dhe si kryeminister sot.”

Me kete gjuhe te ashper, kreu i opozites Lulzim Basha ka denoncuar te gjitha veprimet arbitrare, sipas tij, nga dyshja oligarke Rama-Meta, te cilet po rrenojne standardet e shtetit ligjor.

“Qytetare te thjeshte dhe sipermarres te ndershem jane shoqeruar neper komisariate dhe jane arrestuar pa vendim gjykate, ashtu si ne ditet me te errta te shtetit policor komunist. Asnjeri prej qytetareve nuk mund te jete i qete apo i sigurte, nese njerit prej tyre i shkelet dinjiteti njerezor me cizmen e shtetit arbitrar. Fatkeqesisht, numri i qytetareve te cileve u shkelen te drejtat te garantuara me ligj dhe Kushtetute, jane mijera”, theksoi zoti Basha.

Kreu i opozites u ndal dhe te ndryshimet ne administrate, te cilat i cilesoi si veprime per te emeruar ne keto poste kliente te qeverise. Ndersa nuk kurseu as barren qe sipas tij, kryeministri po i ngarkon qytetareve lidhur me marreveshjen me CEZ-in:

“Me nje cinizem dhe paturpesi te skajshme, Edi Rama po shkarkon mbi kurrizin e qytetareve ne nevoje dhe mbare qytetareve te ndershem te vendit barren e stermadhe 100 milione dollareshe te deshtimit me menaxhimin e CEZ-it dhe aferen korruptive qe e shoqeroi.

E ne fund, Lulzim Basha i beri nje thirrje atyre qe i cilesoi pseudozyrtare qe te mos prekin jeten e qytetareve, si dhe ju drejtua gjykatave qe te mos bien pre’ e presionit:

“U bej thirrje pseudozyrtareve qe kane vendosur t’i sherbejne hakmarrjeve personale te oligarkeve, te mos guxojne te prekin me jeten, dinjitetin dhe pronen e qytetareve shqiptare dhe te ndalojne menjehere cdo veprim abuziv. I bej thirrje Prokurorise dhe gjykatave te vendit te mos tulaten nga presioni dhe kercenimet e pushtetareve te oligarkise qe sot qeveris vendin, por t’i permbahen rigorozisht Kushtetutes dhe ligjit dhe te mbrojne te drejtat e qytetareve shqiptare.”


Video: