Bashkepunimi Shqiperi-Kine, mbahet ne Tirane forumi “nje brez- nje rruge”

Ne kuader te vizites se perfaqesuesit te Asamblese Kombetare Popullore te Kines, Ji Bingxuan, ne Tirane eshte zhvilluar mesditen e se premtes forumi “Ndertimi i perbashket i nje brezi e nje rruge”. E pranishme ishte dhe kryetarja e Komisionit te Jashtem parlamentar, Arta Dade.

Ne fjalen e tij Bingxuan shpjegoi dhe permabajtjen e nismes “Nje brez e nje rruge”, e cila nenkupton rikthimin e “rrugёs se mendafshit” dhe rritjen e bashkepunimit e perfitimeve nga 60 shtete te cilat preken prej saj.

Gjithashtu, ai u shpreh se pala kineze mirepret pjesemarrjen e Shqiperise ne kete nisme, e cila do te kushtoje mbi 21 trilione dollare dhe do te ndihmoje ndjeshem ne shkembimet ekonomike mes vendeve te Europes dhe te Azise.

Me heret gjate dites, zyrtari kinez u prit ne nje takim nga presidenti i Republikes Bujar Nishani. Duke iu referuar miqesise mes dy popujve, presidenti Nishani theksoi nevojen e forcimit te metejshem te kesaj miqesie dhe te dialogut ndershteteror ne te gjitha nivelet dhe ne te gjitha fushat, ku nje rol te veçante luan forcimi i bashkepunimit kulturor.

/Top-Channel