Bashkia e Tiranes hap tenderin per terminalin e transportit publik

Terminali i transportit publik ne kryeqytet do jepet me proceduren e partneritetit publik-privat. Bashkia e Tiranes ka hapur tenderin per realizimin e projektit, punimeve dhe ofrimin e sherbimeve, qe mbyllen ne 7 Nentor 2016.

Bashkia e Tiranes fton operatoret ekonomike per te marre pjese ne procedurat konkurruese perzgjedhese per Partneritetin Publik, duke iu referuar ligjit te koncesionit shqiptar. Fituesi i tenderit ka si detyrim hartimin e detajuar te projektit dhe zbatimin e ndertimit te nje terminali te ri te Transportit Publik te qytetit te Tiranes, mirembajtjen e tij te zakonshme dhe te jashtezakonshme, si dhe menaxhimin e mevonshem te procedures per tenderim.

Kohezgjatja e koncesionit eshte ne baze te periudhes se ofruar nga ofertuesi fitues, midis 15 dhe 35 vjet. Terminali do te ndertohet ne nje siperfaqe prej 85 mije metra katror ne zonen e Kamzes, konkretisht pergjate korridorit kryesor udheheqes ne veri-perendim, nga qyteti ne drejtim te Durresit e kontraktuar mbi nje baze afatgjate.

Ne shkembim, koncesionari do te mbledhe te gjitha tarifat e vendqendirimit te autobuseve, te ardhurat e shitjes me pakice ose me qira dhe tarifat e parkimit, ne menyre qe te amortizoje kostot fillestare kapitale, shpenzimet operative dhe te mbuloje sherbimin e borxhit. Terminali do te kete qasje ne unaze, parkim per autobuse, taksi, stacione per pasagjeret, garazh per autobuset, pike karburanti, hapesira publike, etj. BERZH shpreh gatishmerine per financimin e fituesit te mundshem te kontrates ne fjale, pas plotesimit te te gjitha kerkesave ligjore te shprehura nga Autoriteti kontraktues. Tenderi duhet te shoqerohet me nje sigurim te ofertes prej 300.000 euro.

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al