Bashkia e Tiranes i bashkohet iniciatives globale “Ora e Tokes – Earth Hour”
Bashkia e Tiranes edhe sivjet i bashkohet iniciatives globale “Ora e Tokes – Earth Hour” qe ka per qellim ndergjegjesimin global kunder ndryshimeve klimatike. Kete vit ne bote jane mbi 1/3 e banoreve te planetit qe do veprojne njezeri. 
 
Edhe Bashkia e Tiranes u ka konfirmuar organizatoreve te Ores se Tokes per Shqiperine, shoqates ANEP dhe partnereve te saj, se ne daten 23 Mars, te shtunen, ne oren 20.30 deri ne oren 21.30 Tirana ka fike ndricimin e jashtem te Bashkise si dhe ndricimin dekorativ te Kompleksti te Ministrive, Muzeut Historik, Pallatit te Kultures, dhe parqeve ne qender te Qytetit. 
 
Duke vepruar keshtu, Tirana u eshte bashkuar mbi 7.000 qyteteve ne 152 vende te botes, te cilet te gjithe bashke kane fikur dritat e teperta. 
 
Bashkia e Tiranes u eshte drejtuar gjithe qytetareve te saj, bizneseve, institucioneve qendore, shkollave, shoqatave, te gjitheve, qe ne daten 23 Mars, ne oren 20.30-21.30, te ndermerrnin kete veprim te vogel vullnetar per t’u kujtuar per mjedisin tone te perbashket.