1

Bashkia Tirane, masaker gjobash per parkim te gabuar (Foto)

Bashkia e Tiranes ka nisur nje fushate abuzive gjobash, duke i renduar se tepermi dhe pa te drejte qyetaret e Tiranes. Ajo vendos brenda nates tabela te reja, ndryshime kalimesh ne rruge apo ndalime parkimi dhe, pa lajmeruar me pare, te nesermen leshon taborret e policeve bashkiake per te bllokuar e gjobitur mjetet me te cilat qytetaret levizin.

Dhe nuk behet fjale per gjoba te lehta. Bllokueset e rrotave, ose “iriqet” siç njihen ndryshe, shoqerohen me nje flete- gjobe prej 30 mije lekesh, te cilen perpos te tjerave duhet te marresh taksi per te shkuar per ta paguar ne perifieri te kryeqytetit dhe pastaj te kthehesh serish per te bere zhbllokimin e makines. Keto strese dhe masa ekstreme rendojne akoma dhe me shume ne xhepat dhe gjendjen e njerezve, qe edhe pa keto eshte mjaft e veshtire.

Masa ekstreme e vendosjes se bllokueseve te rrotave dhe gjoba 30 mije lekeshe do duhej te ishte per parkime ne stacione autobusi, kryqezime, etj, pra ne vende qe shkaktojne probleme serioze ne trafik. Ndersa parkimi i gabuar ne nje vend te zakonshem do te duhej te gjobitej me 10 mije leke. Por Bashkise se Erjon Velise i duhen leke dhe ka gjetur nje menyre per t’i grumbulluar ato: perseri duke futur duart ne xhepat e qytetareve.

Keto foto me poshte, lapsi.al i ka fiksuar sot rreth ores 8.00 ne mengjes. Ato jane ilustrimi me i mire i abuzimit te Bashkise. Behet fjale per rrugen Abdi Toptani, qe nis nga Bashkia ne drejtim te Torre Drinit. Deri dje ne kete rruge, parkimi ne krah te djathte ishte i lejuar. Ka qene gjithnje i lejuar. Dje, bashkia vendosi nje tabele qe nuk lejon me parkimin. Dhe sot, me te zbardhur dita, Velia leshoi policine per te ndeshkuar qytetaret. Shikoni bagazhin e makines se policise bashkiake qe nuk mbyllet nga sasia e madhe e bllokueseve te rrotave dhe policin qe nis menjehere ndeshkimin.

Por a kane te drejte qytetaret te njoftohen disa dite perpara per ndryshimet ne qarkullim? Si munden ata qe per vite te tera jane mesuar me nje rregull, te ndryshojne brenda nates dhe nese nuk e bejne te denohen me mase ekstreme? Kjo nuk ndodh ne asnje vend normal, ku informimi i qytetareve eshte detyrim.
Ne Shqiperi, dertyrim i vetem eshte qe qytetaret te paguajne, edhe atehere kur ndaj tyre abuzohet.

/lapsi.al/