Basketbolli europian ne krize. Fiba perjashton 14 federata

Lidhur me artikullin:

Fiba Europe kunder gjigandeve te basketbollit europian. Federata kontinentale e e lojes se koshit ka vendosur te perjashtoje 14 vende europiane, mes te cileve dhe Spanjen, kampione ne fuqi, per shkak te mosmarreveshjeve qe kane lindur mes ketyre vendeve dhe Fibes europiane per organizmin e nje Champions League te Basketbollit. 14 vendet europiane, mes te cilave Spanja, Rusia, Greqia, Kroacia, Turqia, Serbia, Lituania, Izraeli, Mali I Zi, Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Sllovenia dhe Polonia jane kunder krijimit te liges se re dhe mbrojne forte kompeticionin aktual te Euroleague. Nepermjet nje shkrese zyrtare te derguar ne selite e 14 federatave,. Fiba e Europes I ka njoftuar keto vende, se do te perjashtohen nga te gjitha kompeticionet kontinentale prej vitit  2017, qe eshte dhe ai I zhvillimit te Europianit te ardhshem. Ne rast se Federata nderkombetare mbeshtet vendimin e asaj europiane, atehere keto vende rrezikojne dhe pjesemarrjen ne Lojrat Olimpike te Rio De Janeiros, qe dot e zhvillohen kete vere. Por cfare pasojash do te kete kjo vale perjashtimesh nga Federata kontinentale. Me kryesorja, Europiani rrezikon te humbase te gjithe yjet e tij, ndersa kompeticionet e klubeve te humbasin cilesi pasi Spanja, Greqia, Rusia, Turqia, Serbia, Kroacia e Izraeli jane dhe vendet qe kane klubet me te fuqishme ne europe, si persa I perket rezultateve gjithashtu dhe ne nivel ekonomik. Ndaj kjo levizje e Fibes Europiane mund te sjelle pasoje dhe per vete kete te fundit. Ne rast se palet nuk arrijne ne nje kompromis rrezikohet dhe krjimi I nje Federate europiane paralele dhe lufte e hapur mes vendeve dhe qeverise aktuale te basketbollit europian.