Batistuta: “Boll me kritika. Messi është më i miri në Botë”

Argjentina po përjeton një moment shumë të vështirë pas humbjes 3-0 me Kroacinë në përballjen e dytë në grup të “Rusi 2018”. Përfaqësueses bardhekaltër mund të mos i mjaftojë suksesi me Nigerinë për të vijuar më tej, sepse fitorja e mundshme e Islandës ndaj Kroacisë do të bënte të pavlefshëm 3-pikëshin e skuadrës së Sampaolit ndaj përfaqësueses afrikane. Kritikat për “yjet” e Argjentinës, sidomos për Lionel Messi, kanë vërshuar nga të gjitha anët, por ka nga ata figura të futbollit të vendit vendit latino-amerikan që e zhvesh nga përgjegjësitë “Pleshtin”.

 

 

Gabriel Batistuta, një nga sulmuesit më të mëdhenj në historinë e Argjentinës, e konsideron të pafajshëm Messin në këtë histori:

“Sigurisht do të kisha preferuar një tjetër ecuri të Argjentinës në Botëror. Jemi të gjithë të keqardhur, por nuk ka mbaruar akoma, në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë ndodh. T’i jap një këshillë Messit? E çfarë mund t’i them futbollistit më të mirë në botë? Leo është një futbollist i madh, kritikat në drejtim të tij nuk kanë kuptim.”

Më pas Batigol foli edhe për mundësinë që në të ardhmen të marrë drejtimin e Argjentinës.

Tani po ndjek kursin e Covercianos për trajner. Po e bej për kuriozitet dhe për të mësuar diçka të re, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.”