Batuta e De Biasit: Kur pashe Italine ne grup mendova se jeta eshte e veshtire…

Lidhur me artikullin:

Pas akordit te arritur mes Empolit dhe Napolit mbi bazen e 5 milione eurove per Elseid Hysajn ka nderhyre ne mikrofonet e “Radio Kiss Kiss” edhe tekniku kuqezi Gianni De Biasi, i cili ka komentuar kete levizje.

“Ben shume mire Napoli qe merr Hysajn. Behet fjale per nje futbollist 21-vjeçar, i cili do te kishte kohen e duhur per t’u rritur qetesisht prapa Maggios. Zoteron cilesi e personalitet”, tha De Biasi.

Nderkohe qe ka qene e pashmangshme te flase edhe per shortin e Boterorit 2018.

“Kur pashe qe do te perballemi me Italine ne eliminatoret e Boterorit, mendova se jeta eshte e veshtire (qesh). Shkollat spanjolle dhe italiane kane recituar rol protagonisti ne vitet e fundit. Shqiperia eshte ende prapa nga ky kendveshtrim. Per momentin, gjithsesi, objektivi numer nje eshte Europiani. Jemi te dytet ne grupin tone dhe duam te kualifikohemi ne fazen finale”, ka perfunduar De Biasi.

Burimi: Golalb.com