Bayern dhe Lewandowski shume prane rinovimit deri me 2021

Lidhur me artikullin:

Bayern Munchen hap thesin per Robert Lewandowski. Me Real Madrid dhe Paris Saint Germain ne gjurmet e sulmuesit, kampionet e Gjermanise jane bindur ti ofrojne nje kontrate milionere.

Klubi bavarez dhe perfaqesuesit e lojtarit polak kane gjetur akordin dhe jane fare prane rinovimit te kontrates, per shifren e 75 milione eurove ne 5 vitet e ardhshem. Konfirmimi u dha nga “Bild”, sipas se ciles negociatat per marreveshjen e re thuajse kane perfunduar dhe rinovimi do ti garantoje nje rritje te ndjeshme te perfitimeve sulmuesit 28-vjeçar.

Firma ne kontraten qe do ta mbaje Lewandowskin te lidhur te Bayern deri ne vitin 2021 duket thjesht formalitet. Pas negociatave te gjata, te nisura prej muajit Shkurt, palet gjeten gjuhen e perbashket dhe tashme jane ne fazen e percaktimit te detajeve.

Zgjatja e kontrates me bavarezet do te bente qe paga e numrit 9 te skuadres te shkoje nga 10 ne 15 milione euro neto ne sezon, per nje total prej 75 milionesh ne harkun e pese viteve te ardhshem.

Marreveshja me Robert Lewandowski vjen vetem pak kohe pas zerave per rinovimet me Robben dhe Ribery, me Bayernin qe kerkon ti mbaje dy lojtaret deri ne vitin 2019. I vetmi nga yjet e sulmit te skuadres qe ende nuk ka marre oferte nga klubi eshte Coman, qe ende nuk e ka te sigurt qendrimin ne Allianz Arena pas perfundimit te huazimit 2-vjeçar nga Juventus.