Bayern dhe Real kane nisur ‘luften’ per Marco Reus

Lidhur me artikullin:

Bayern ka nisur fuqishem sulmin e tij per Marco Reus duke ja bere te ditur zyrtarisht interesimin e tij Borussia Dortmund ne ditet e fundit. Klubi bavarez ka prezantuar nje oferte per Reus, te cilin e deshiron shume dhe Real Madrid qe duke pare levizjet e fundit te Bayern ka derguar nje emisar ne Gjermani me synimin per te mos ulur vigjilencen ne menyre qe te mos befasohet nga cdo levizje qe ka te beje me Marco Reus. Bayern dhe Real jane duke luftuar ne merkato per Reus duke e ditur se nenshkrimi me 25 vjecarin do te varet me shume nga vullneti i vete Reus se sa nga cdo rrethane tjeter apo akord mes klubeve. Flitet se klauzola e tij e largimit eshte 25 milione Euro por Bayerni po leviz ne kerkim te nje akordi dhe eshte i gatshem ta kaloje kete kufi.

Florentino Perez mund te qendroje i qete per sa i perket pozicionimit te Borussia Dortmund pasi verdhezinjte nese do te jene te detyruar te privohen nga Reus sigurisht qe do te preferojne qe te shkoje te Real dhe jo te Bayern, duke kerkuar te evitojne qe te fuqizojne akoma me teper bavarezet pas transferimeve ne Allianz Arena te Mario Gotze dhe Robert Lewandowski. Dortmund ka siguruar Real se do ta informoje per cdo levizje ne lidhje me Reus, por ceshtja eshte se ne Santiago Bernabeu nuk i zene bese strategjise qe mund te perdore Bayern per te siguruar firmen e nje lojtari te destinuar per Real.

Te Bayern ende pyesin veten mbi motivet qe shtyne Toni Kroos te linte skuadren e Guardioles duke shkuar te spanjollet dhe deshira per t’u hakmarre eshte ende e madhe. Udhetimi i emisarit te Real ne Gjermani ka si objektiv ruajtjen e kontakteve te vazhdueshme me njerezit qe perfaqesojne Reus, per t’i bere te ditur futbollistit se interesi i Real vijon te jete 100% ndaj tij, pasi as demtimet dhe as shfaqja e emrave te tjere ne horizont nuk e kane ndryshuar idene e Florentino Perez mbi futbollistin gjerman.


Video: