Bayern drejt Dortmund me mungesa te rendesishme

Lidhur me artikullin:

Kete te Shtune ne oren 18.30 luhet klasikja e futbollit gjerman. Ne Signal Iduna Park, Borussia Dortmund pret Bayern Munchen ne nje duel qe gjithmone ka prodhuar spektakel dhe emcione te shumta. Dortmund aktualisht numeron 6 pike me pak se bavarezet e Carlo Ancelotti ne tabelen e klasifikimit, por ne nje sfide te tille nuk ka favorite dhe dicka te tille e lane te kuptohet ne intervistat e tyre, mbrojtesi brazilian i Bayern, Rafinha por edhe kapiteni Philip Lahm i cili vleresoi maksimalisht Dortmundin.

Nese skuadra e Thomas Tuchel vjen ne kete sfide pas fitores bindese me shifrat 5-2 ndaj Hamburg ne transferte, Bayern shkon ne Westfali pas barazimit zhgenjyes ndaj Hoffenheim ne shtepi, hap fals ky qe i lejoi debutuesve te Leipzig ti bashkoheshin ekipit te Ancelotti ne kuoten e 24 pikeve ne krye te Bundesliges. Megjithate problemet jane te shumta per Bayern ne vigjilie te klasikes se futbollit gjerman.

Pervec Jerome Boateng trajneri Carlo Ancelotti per arsye demtimi nuk mund te kete ne dispozicion tre lojtare te tjere me peshe per kete sfide. Keshtu Arjen Robben, Arturo Vidal dhe Javi Martinez jane ne dyshim te madh per duelin e kesaj te Shtune. Te tre futbollistet nuk u sterviten me grupin kete te Enjte dhe me shume gjasa do te mungojne ndaj Borussias se Dortmundit.

Robben dhe Martinez kane probleme fizike, ndersa Vidal u largua i demtuar nga sfida mes Kilit dhe Uruguay. Drejtuesit e Bayern i kishin kerkuar federates kiliane te futbollit te mos e aktivizonte lojtarin ne ate sfide pasi Vidal kishte probleme por keta te fundit nuk pranuan dhe tashme pasojat duhet ti vuaje Bayerni.