Bayern e ka gjetur pasuesin e Sammer. Eshte kapiteni Lahm

Lidhur me artikullin:

Kapiteni i Bayern Munchen, Philipp Lahm, ka filluar te mendoje per te ardhmen e tij pas karrieres si futbollist. Siç eshte thene me kohe – dhe keshtu pritet te ndodhe – 32-vjeçari do te kete nje rol kryesor ne klub brenda pak vitesh, porsa t’i jape fund futbollit te luajtur. Mbrojtesi i djathte, i cili u largua nga kombetarja e Gjermanise pas Boterorit 2014 ne Brazil, synon ta mbylle me Bayern ne vitin 2018, kur i perfundon kontrata aktuale. Si produkt i akademise bavareze, Lahm do te ndjeke shembujt e legjendave te futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, Karl-Heinz Rummenigge dhe Uli Hoeness per te vazhduar punen ne poste te larta.

“Ne javen e kaluar fola per here te fundit mbi kete teme me Karl-Heinz Rummenigge”, – tha Lahm ne “Süddeutsche Zeitung“. “Gjithnje kam thene se preferoj te qendroj te Bayern”, – shtoi ai.

Aktualisht, klubi bavarez nuk ka drejtor sportiv, meqe Matthias Sammer u detyrua te largohej per shkaqe shendetesore. Mbase Lahm mund ta pasoje ish-trajnerin e Dortmund.

Aktualisht kampioni i botes eshte bashkepronar i nje firme kozmetike me emer “Sixtus Werke Schliersee”.

“Per mua eshte stervitje e metejshme. Po mesoj diçka te re. Gjithnje marr raporte se si shkon. Kjo eshte shume interesante per mua”, – perfundoi ai.