Bayern fiton ne fund. Roma dhe Porto dhurojne spektakel

Te medhate e kontinentit me pikatore ne mbremjen e dyte te Champions League, Chelsea dhe PSG u frenuan perballe rivaleve dukshem me te dobet ne leter ndersa Bayern e Barcelona regjistruan vetem nje sukses minimal ndaj Apoelit e Man.City, me qipriotet qe u konfirmuan si “vrasesit” e spektaklit. Ne “Munchen Arena”, arena ishte e tera per Jerome Boateng e Mario Goetzen, qe ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne minuten e 90-te i dhane fund “makthit” Joe Hart, i cili kishte pritur gjithçka qe i ishte shfaqur ne trajektore per t’u thyer pikerisht ne fund, atehere kur City mendoi se do te dilte serish me pike nga Mynihu. Ne sfiden tjeter te Grupit E, mungesa prej pese vitesh ne Champions kishte shtuar oreksin e Romes, qe nuk kishte te ngopur me gola ndaj CSKA se Moskes. Verdhekuqte fituan 5-1 duke i dhene drejtim takimit ne vetem 30 minuta, kur shenuan plot kater here me Iturben, Gervinhon dy here dhe Maiconin, qe perfitoi nga nje gabim i portierit te ruseve. Sikur te mos mjaftonte deshira e Romes per te shenuar, mendoi dhe Ignashevich per te bere me te bukur ekipin italian duke i “dhuruar” golin e peste. CSKA megjithate nuk u largua nga Roma pa nje gol, teksa shkurtoi shifrat me Musa ne te 82-en.
Barcelona beri detyren ne Grupin F ndaj Apoelit qe kishte ardhur ne “Camp Nou” per te rezistuar sa me gjate qe te ishte e mundur dhe e beri diçka te tille per 28 minuta, deri ne çastin kur Pique, ne momentin me negativ te karrieres se tij iu pergjigj kritikave duke fryre rrjeten e qiprioteve. Katalanasit mund te kishin shenuar dhe gola te tjere, por ngriten frenat e dores perpara portes duke marre ne fund nje tre pikesh pa shkelqim, por qe gjithsesi mbetet nje tre pikesh. Harketaret e Ajax goditen ne shenje ndaj Paris Saint Germain, duke marre nje pike ndaj francezeve, qe shperdoruan raste pa fund, pas golit te Cavanit, duke u ndeshkuar nga nje Lasse Schoene ne pjesen e dyte, qe shenoi nje gol po aq te bukur sa mbiemri i tij.
Chelsea e nisi mire sfiden e Grupit G teksa kaloi perpara me Fabregasin, qe beri goleadorin ne mungese te Diego Costes qe ishte akomoduar ne stol, por Blute e Londres gabuan qe nuk mbyllen ndeshjen atehere kur duhej duke i dhene mundesine Jan Klas Huntelarit qe te ngrinte ne kembe nje Schalke, qe mendohej ne krize. Sforco finale e ekipit te Mourinhos nuk prodhoi me gol dhe piket ne fund u ndane mes dy skuadrave. Rikthimi i Mariborit ne Champions doli ashtu siç pritej per sllovenet, qe ju falen djalit te nje prej futbollisteve me te medhenj te historise se tyre, Zahovic, i cili barazoi ne fund ndaj Sportingut te Lisbones, qe mendoi se kishte fituar ndeshjen kur shenoi me Nanin.
Ne Grupin H Bate Borisov ishte nje kafshate e lehte per Porton, qe ashtu sic pritej e nisi me kemben e mbare kete sezon duke triumfuar 6-0. Blerja e veres Yasine Brahimi ishte ai qe shkelqeu duke shenuar nje dygolesh ne pjesen e pare, ndersa Jackson gjithashtu nuk harroi te linte vulen e tij. Ndersa ne pjesen e dyte, Brahimi i shtoi koleksionit personal dhe nje goditje denimi perle, ndersa e shnderruan ne rezultat tenistik suksesin e “Dragonjve” Adrian Lopez dhe Aboubacar. Nderkohe debutimi i Athletic Bilbaos ne Champions rezultoi i bardhe, me basket qe barazuan 0-0 me Shakhtar Donetsk, nje rival direkt per nje vend ne fazen e 1/8.