Bayern gjen zevendesuesin e Manuel Neuer

 

Drejtuesit e Bayern Munchen kane arritur te gjerjne zevendesuesin e portierit te tyre Manuel Neuer. Eshte spanjolli Pepe Reina i cili sezonin e kaluar luajti ne radhet e Napoli. “Kemi arritur akordin me Reina dhe Liverpool qe zoteronte kartonin e tij”, ka deklaruar Karl Heinz Rummenigge. Bayern ka paguar rreth 3 milione eruo ne arkat e Liverpool. Sipas mediave gjermane Reina ka refuzuar ofertat e Napoli dhe Arsenal per tu transferuar ne radhet e Bayern dhe per te qene nen urdherat e trajnerit Pep Guardiola me te cilin njihen qe nga koha kur Pep luante per skuadren katalanase. Reina eshte futbollisti i katert spanjoll ne radhet e Bayern pas Javi Martinez, Bernat dhe Thiago Alcantara.