Bayern ka filluar te mendoje per perballjen kunder Juventus

Lidhur me artikullin:

Pas fitores bindese gjate fundjaves qe sapo lame pas, trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola e ka kthyer vemendjen plotesisht te sfida e mesjaves kunder Juventus. Bavarezet do te presin ekipin italian ne “Allianz Arena” diten e merkure, teksa ndeshja e pare ka perfunduar me rezultatin 2:2. Fitorja 5:0 kunder Werder Bremen padyshim qe e ka çuar ne qiell moralin e gjermaneve, teksa tekniku katalanas eshte duke punuar per taktikat qe do te perdore mbas dy ditesh. Mesa duket, Guardiola do te mbeshtetet te krahet, ku gjermanet kane nje tufe mesfushoresh te talentuar dhe te afte per te goditur italianet.

“Ne duhet te jemi teper te zgjuar kunder Juve-s,” pranon ish-trajneri i Barcelona-s.

Dysha Robben-Ribery jane arma kryesore e kraheve te Bayern, teksa te dy jane te afte te destabilizojne mbrojtjen kundershtare, perveçse jane pergatites te mire golash dhe golashenues vete. Ne anen tjeter jane edhe Douglas Costa dhe Coman, te rrezikshem sa here kane hapesire teksa shfrytezojne shpejtesine e tyre per te demtuar kundershtarin. Sidomos i riu francez ishte ne forme te mire, teksa dhuroi tre asiste kunder Werder. Padyshim qe forca e Bayern nuk eshte vetem loja ne krahe. Ata kane shume opsione edhe ne qender me Muller, Vidal, Alcantara dhe Gotze. Pep duket i qete edhe ne prapavije teksa Benatia eshte rikthyer.