Bayern ka gjetur zevendesues per Ribery. Eshte talenti i Gjermanise

Gjermania ka gjetur nje tjeter yll premtues dhe ai eshte Serge Gnabry. 21-vjeçari beri nje debutim endrrash te premten kunder San Marinos ne fitoren 8-0 te kampioneve te botes. Ish-lojtari i mjeshtrit Arsene Wenger tek Arsenal tanime eshte “zbulimi” i ri i Joachim Low, por se shpejti duket se do te jete lojtari i ardhshem i Bayern. Kalimi i mesfushorit anesor te Werder Bremen ne vere (5 milione euro) u shoqerua me spekulimet se klubi bavarez eshte i perfshire ne operacion. Pra, Gnabry veçse ka parkuar ne Bremen, sepse misioni i tij i vertete do te jete ne Mynih, edhe pse deri tani skuadra e tij aktuale e ka mohuar nje skenar te tille.

Arsyeja pse Bayern ka hedhur syte nga Gnabry eshte plakja e dy veteraneve te mesfushes, Franck Ribery dhe Arjen Robben. Keta te fundit aktualisht po luftojne per te fituar – me siguri per here te fundit – rinovimin e kontratave te tyre, te cilat perfundojne ne qershorin e ardhshem. Demtimet vijojne te jene pengese per 33-vjeçarin francez, ndersa “Tulipani fluturues” eshte rikthyer ne aksion. Nderkohe, Douglas Costa dhe Kingsley Coman aktualisht gjithashtu jane te demtuar. I pyetur per nje kalim te mundshem te kampionet e Gjermanise, Gnabry u pergjigj:

“Nuk kam asgje per te thene per kete teme.”

Mbase, por Carlo Ancelotti po e pret …

gnabry