Bayern ka refuzuar 18 milione euro per Shaqirin

Edhe pse drejtori sportiv i Bayern Munchen, Matthias Sammer e ka deklaruar te pashitshem mesfushorin Xherdan Shaqiri, ofertat per 22 vjecarin nga Gjlani nuk mungojne. Juventus, Roma, Milan dhe Liverpool kane shfaqur interes per futbollistin e perfaqesueses zvicerane i cili shenoi 3 gola ne kampionatin boteror ne Brazil. Liverpool madje ka bere nje oferte konkrete per Shaqiri. Gazeta zvicerane ‘Blick’ zbulon se drejtuesit e nenkampioneve te Anglise kane ofruar 18 milione euro, por Bayern ka refuzuar te futet ne bisedime. “Shaqiri eshte nje lojtar me te ardhme te madhe dhe shume i rendesishem per klubin tone. Ai nuk do te levize nga skuadra”, ka theksuar Sammer.