Bayern kerkon zevendesues per Lahm. Interesohet per Elseid Hysaj

Lidhur me artikullin:

Shqiperia ka nje yll te klasit boteror. Behet fjale per Elseid Hysaj, qe pas sezonit fantastik me Napoli, ka terhequr vemendjen e klubeve me te medha europiane.

Se fundmi per sherbimet e 22-vjeçarit te lindur ne Shkoder eshte interesuar edhe Bayern Munchen. Lajmi u be i ditur nga gazeta italiane, “TuttoSport”, e cila theksonte se drejtori teknik i bavarezeve, Michael Reschke ishte i pranishem gjate fundjaves ne San Paolo, per ta ndjekur ne aksion ne ndeshjen me Atalanten.

Paraqitjet ne nivele te jashtezakonshme te Hysaj me Napol nuk kane kaluar pa u vene re nga Bayern. Skuadra qe pret edhe formalisht te rikonfirmohet si kampione e Bundesliges ka ofruar menjehere 18 milione euro.

Shifra eshte e konsiderueshme dhe duket e parefuzueshme nga Napoli, qe vetem nje vit me pare shpenzoi 5 milione euro, qe ta afronte kuqeziun nga Empoli.

Hysaj vleresohet si lojtari perfekt per krahun e djathte te mbrojtjes se bavarezeve dhe me moshen qe ka garanton siguri per te ardhmen, duke qene se Lahm eshte 32-vjeçar, Rafinha 30, ndersa Benatia pritet te largohet ne fund te sezonit.

Por, Bayern nuk eshte emri i vetem i madh i futbollit kontinental qe interesohet per Elseid Hysaj. Pak dite me pare, mediat spanjolle folen edhe per nje vezhgim nga Barcelona, ndersa lojtari cilesohet si alternative edhe nga Antonio Conte te Chelsea.