Bayern mendon per te ardhmen. Rinovojne Muller, Boateng, Martinez dhe Alonso

Lidhur me artikullin:

Kampionet e Gjermanise kane blinduar 4 prej prej xhehahireve te tyre duke zgjatur marreveshjet e bashkepunimit me ta. Me nje komunikate zyrtare ne Twitter klubi bavarez konifirmoi rinovimin e kontratave per Thomas Muller, Jerome Boateng, Javi Martinez dhe Xabi Alonso. Sulmuesi dhe mbrojtesi gjerman ashtu si edhe spanjolli Javi Martinez e kane zgjatur marreveshjen e bashkepunimit deri ne vitin 2021, ndersa Xabi Alonso ka rinovuar deri ne 2017-n. Tashme tifozet e Bayernit mund te qendrojne te qete sidomos kur behet fjale per Thomas Muller, i cili gjate merkatos se kaluar ka patur shume oferta.

Drejtuesit e Manchester United me kerkese te trajnerit te tyre Louis Van Gaal ishin gati te benin nje cmenduri per te transferuar ne Old Trafford bomberin 26-vjecar, por 85 milione Eurot e ofruara nga Djajte e Kuq per Muller u refuzuan nga klubi gjerman. Edhe Boateng, Martinez e Alonso ashtu si Muller jane tre lojtare me peshe per Bayernin. 4 futbollistet firmen e rinovimit e hodhen ne pranine e shefit ekzekutiv Karl Heinz Rummenigge dhe drejtorit sportiv Mathias Sammer. Shume i lumtur u shfaq Rummenigge pas rinovimit me keta 4 futbolliste te cilet i konsideroi si shume te rendesishem per skuadren. Nderkohe vete Muller, Boateng, Alonso e Martinez e shprehen nepermjet nje fotoje selfie gezimin qe do te jene pjese e Bayernit edhe ne te ardhmen.