Bayern piketon trajnerin e ri pas Ancelotti

Lidhur me artikullin:

Ne Gjermani dihet, programimi eshte gjithcka, aq me teper ne nje institucion si Bayern Munchen. Bavarezet jane mesuat te planifikojne per nje te ardhme afatgjate, pasi kurrsesi nuk duan qe te gjenden ne nje fare menyre te papergatitur. Per kete arsye sipas informacioneve qe percjell Daily Star, ne Bavari problemi tani eshte qe te vendosin se cili do te jete trajneri pas dy viteve, kur te Bayern te perfundoje epoka e Ancelotti.

Emri me i kuotuar per 2018, eshte ai i Jurgen Klopp qe prej pak kohesh ka firmosur nje kontrate qe e lidh me Liverpool deri ne 2022, dhe qe para se te merte drejtimin ne Anfield pati nje histori te lavdishme me rivalet e Bayern ne Gjermani, Borussia Dortmund. Ancelotti te Bayern po shijon nje fillim te mrekullueshem pasi ka fituar 8 ndeshje nga 8 te luajtura qe kur ka shkuar ne krye te stolit, duke fituar trofeun e pare Superkupen, dhe me nje avantazh prej 3 pikesh ne klasifikim ndaj Borussia Dortmund, por me sa duket as gjithe keto shifra nuk i mundesojne italianit qe te qendroje larg zerave te merkatos. Ne fund te fundit gjermanet mendojne gjithmone per te ardhmen, Ancelotti i duhet te impenjohet per te tashmen.