“Bayern po thyen cdo rekord, si ne fushe ashtu dhe jashte saj”

Lidhur me artikullin:

Kampione ne fushe kampione edhe jashte saj. Bayern Munchen eshte nje makineri fitimprurese. Sezoni i kaluar ishte i dyti me i mire ne 115 vjet histori te klubit nga ana financiare per Bayernin. Bilanci i fundit vertetoi se kampionet e Gjermanise kane arketuar plot 523,7 milione Euro gjate sezonit futbollistik 2014-2015, me nje perfitm prej 23,8 milione Eurosh. Per te dytin sezon radhazi Bayern Munchen ka arketuar me shume se gjysme miliardi Euro, nje dhene kjo qe tregon per fuqine financiare te klubit nga Alianz Arena. Ne bilancin e sezonit paraardhes Bayern doli me nje bilanc akoma me pozitiv teksa perfitoi 5 milione Euro per shkak te pjesemarrjes se skuadres ne Boterorin e klubeve dhe Superkupen e Europes. Menjehere pas zbulimit te bilancit per sezonin e kaluar drejtori i financave te Bayern, Jan-Christian Dressen u shpreh se klubi eshte shume i suksesshem nga ana sportive por ka edhe financa solide dhe ky eshte maksimumi per ta. Perfitmet nga shitja e biletave per Bayern kane qene me te vertete te medha gjate sezonit te kaluar pasi bavarezet kane arketuar 137,6 milione Euro ne saje te pjesemarrjes se tyre ne Champions League, Bundeslige dhe Kupen e Gjermanise. 113,9 milione Euro kane perfunduar ne llogarine e Bayern nga sponsorizimet ndersa edhe marketingu ka bere punen e vete teksa kampionet e Gjermanise kane perfituar 101,7 milione Euro nga shitja e fanellave dhe te tjere aksesoreve me logon e klubit. Nderkohe nga shitja e te drejtave televize, Bayern ka arketuar 58,3 milione Euro.