Bayern, PSG, Barcelona ne raundin tjeter. City i hap telashe vetes

Lidhur me artikullin:

Bayern, Barcelona, PSG dhe Porto jane kater skuadrat qe kualifikohen ne 1/8 e Champions League, ndersa Messi me nje dygolesh ndaj Ajaxit barazo rekordin e Raul Gonzalez me 71 gola ne Champions duke parakaluar madje me 1 finalizim dhe rivalin e tij aktual, Cristiano Ronaldo.
Bayerni, pasi i shenoi 7 gola ne ndeshjen e vajtjes Romes kete here u mjaftua thjesht me sigurimin e kualifikimit. Skuadra bavareze e tregoi forcen e saj atehere kur duhej, teksa ne pjesen e pare shenoi ne te 38-ten me Ribery pas nje aksioni model.

Nderkohe ne pjesen e dyte realizoi dhe Mario Gotze qe i vuri vulen jo vetem kualifikimit por dhe te vendit te pare ne grup.
Man. City rrezikon seriozisht te eliminohet ne grup pasi u mund para tifozeve 1-2 nga ruset e CSKA.
Ndeshja nuk nisi ashtu sic City e priste me Doumbia qe realizoi qe ne minuten e 2-te. Yaya Toure me nje goditje denimi perle u duk sikur i dha qetesine anglezeve, por Doumbia ngriu serish blute e Manchester me golin e minutes se 35-te. Nga City pritej permbysja por skuadra e Pellegrinit jo vetem qe nuk arriti te ktheje rezultatin por gjithashtu mbeti dhe me nente vete pas daljeve me te kuq te Fernandinhos dhe Yaya Toures. Tashme, Roma, Man.City dhe CSKA jane te treja ne gare per te vazhduar me tej.

Ne grupin F, PSG dhe Barcelona zyrtarizuan sebashku kualifikimin pasi fituan ndeshjet me Apoel dhe Ajax, por historine gjithsesi ne kete grup e beri Messi, qe arriti ne kuoten e 71 golave duke barazuar rekordin e Raul Gonzalez. Argjentinasi ne pjesen e pare shenoi me koke, ndersa ne fraksionin e dyte realizoi golin e tij te zakonshem.

Ne “Parc De Prince” kualifikimi i parizieneve mori forme qe ne minuten e 2-te, kur Cavani realizoi golin e epersise per parizienet. Tashme dy gjigandet duhet thjesht te percaktojne me njeri-tjetrin se kush do te jete skuadra qe do te kualifikohet me tej.

Ne Grupin G, Chelsea flaku tej mundesine per te siguruar kalimin ne turin tjeter duke barazuar 1-1 ne transferte me Maribor. Shqiptari Ibraimi i dha epersine slloveneve, por Matic barazoi ne te 73-ten. Mundesine per t’i dhene fitoren londinezeve e flaku tej Hazard ne te 85-ten, qe humbi nje 11-metersh. Sportingu i Lisbones i dha vetes nje shans per ne 1/8 pasi permbysi Schalke nga 0-1 ne 4-2, ku autogolit te Slimanit ju pergjigjen Sarr, Nascimento Nani dhe Slimani, ndersa per gjermanet realizoi dhe Aogo. Ne Grupin H, Porto siguroi kualifikimin ne raundin tjeter pas nje fitoreje te rende ne Bilbao ndaj Athletic, ku vendosen golat e Brahimit dhe Martinezit ne pjesen e dyte. Shakhtar Donetsk gjithashtu eshte me nje kembe ne 1/8 pasi mundi me rezultatin e thelle 5-0 Bate Borisovin, piket e se ciles ne fakt jane ato qe nuk ja sigurojne matematikisht kalimin ne raundin tjeter.


Video: