Bayern ‘rrezohet’ nga froni ne Gjermani. Nuk eshte me skuadra me e urryer

Lidhur me artikullin:

Zilia! Arrin te mohoje edhe te verteta te konsoliduara. Ne çdo vend, skuadra me e urryer, ne pjesen me te madhe te rasteve eshte edhe skuadra me e dashur, ajo qe fiton me shume. Ne Gjermani, Bayern Munchen nuk duhet te kete rivale ne kete teme. Paul Breitner, simbol i bavarezeve si futbollist dhe aktualisht punonjes ne klub:

“Kemi 15 milione tifoze dhe 25 milione njerez qe ne çdo jave presin nje hap fals tonin.”

Megjithate, ka nje klub tjeter ne Bundeslige, i vetmi qe nuk ka rene asnjehere nga kategoria. Nuk fiton asgje prej dekadash, por fakti qe eshte ne vendin e fundit te kampionatit gezon shume tifoze ne Gjermani. Ne “Facebook”, nje grup i njohur komikesh nga Gjermania, ka publikuar logon e Hamburgut me nje modifikim, duke e shnderruar ne nje shigjete me koken poshte, qe tregon renien nga kategoria. Numri i pelqimeve te marra nga kjo foto, tregon se per momentin eshte me mire te tallesh me Hamburg sepse te urresh Bayern!

Ne vere, Hamburg shpenzoi 32 milione euro ne merkato dhe huazoi edhe talentin Halilovic nga Barcelona. Gjithçka e pamundur. Per here te pare ne histori, skuadra ka vetem dy pike pas tete javesh. Ne ndeshjen e fundit te kampionatit kur Eintracht, Hamburg nuk arriti te bej asnje goditje ne porte dhe kjo nuk ndodhte prej 3 vitesh.

Jo vetem kaq, pavaresisht se tifozet vazhdojne te shkojne te shumte ne numer, 40 mije ne ndeshjen e fundit, Hamburg nuk shenon prej 6 ndeshjesh radhazi dhe kjo gje kishte ndodhur vetem nje here me pare ne 70 vjet histori. Pak jave me pare u shkarkua trajneri Labbadia dhe vendin e tij e mori Gisdol, i cili u be trajneri i pare qe nga viti 1973 qe e nis me humbje ne shtepi. Situata eshte me te vertete dramatike dhe ne internet tifozet kundershtare kane nisur te tallen.