Bayern zhgenjen ne Rusi. Ne grupin e Napoli gjithcka e hapur per kualifikim

Barcelona, Bayern Munchen, Atletico Madrid, PSG dhe Arsenal sigurojne bileten per ne fazen tjeter te Champions League. Katalanasit siguruan nje sukses te lehte 2-0 ne transferten skoceze te Celtic me gola te Lionel Messit. Argjentinasi realizoi nga nje gol ne çdo pjese per te siguruar suksesin katalanas ne transferten e Glasgow. Pas ketij suksesi, skuadra e Luis Enriques zyrtarizoi edhe vendin e pare ne Grupin C ku Borussia Mounchengladbach e Manchester City u ndalen ne barazim 1-1 dhe e lene te hapur çeshtjen e kualifikimit per ne ndeshjen e fundit.

Ne Grupin D, Bayern Munchen mori nje gofitje te papritur ne Rostov ku u mund 3-2 dhe humbi perfundimisht shpresat per vendin e pare. Skuadra e Ancelottit e mbylli pjesen e pare ne barazim 1-1 por gjate fraksionit te dyte u thye ne stadiumin e Rostovit duke ia dorezua kreun e grupit Atleticos se Madridit qe kaloi 2-0 PSV Eindhoven. Spanjollet kryesojne me pike te plota pas 5 ndeshjeve dhe do ta luajne transferten gjermane ne ndeshjen e fundit thjesht sa per statistike.

Nderkohe, ne grupin A, Arsenal dhe Paris Saint Germain u mjaftuan me nje barazim 2-2 per te hipotekuar kualifikimin ne fazen tjeter. Parizienet mbajne momentalisht vendin e pare te ndjekur nga londinezet, ndersa sfida Ludogorets-Basel u mbyll me rrjeta te paprekura. Te dyja skuadrat mbyllin klasifikimin me nga dy pike dhe bileten per ne Europa League do ta kerkojne ne sfidat e fundit.

Situata mbetet delikate ne Grupin B ku Besiktas-Benfica e Napoli-Dynamo Kiev ndane nga nje pike. Ne Stamboll, Turqit kthyen nje ndeshje te çmendur pas tre golave te pesuar, ndersa Napoli nuk arriti te kalonte ne “San Paolo” ukrainasit duke u ndalur ne barazim pa gola. Pas ketij raundi, te kalterit kryesojne me 8 pike, po aq sa Benfica, ndersa Besiktas mbetet ne vendin e trete me nje pike me pak.