BB7, Aludime per çiftin, Fatjoni: Po sikur te kete edhe 2 çifte te tjere?

Fatjoni, Valeri, Nevila dhe Juliana ndodhen ne dhomen e gjumit dhe fillojne te bisedojne ne lidhje me eksistencen e mundshme te nje tjeter çifti. Kane kaluar dy jave qe nga momenti qe banoret u informuan se perveç Matildes dhe Fatjonit, ne shtepi jane nje tjeter çift banoret qe njihen mire me njeri-tjetrin. Qe nga ai moment banoret kane filluar qe te dyshojne te çdonjeri duke u munduar qe te zbulojne se kush mund te jene çift.

Banoret mendojne se ne shtepi mund te kete nje çift, te fejuar ose te martuar, por mund te jene edhe nje moter e vella. Per çiftin dyshime jane hedhur mbi te gjithe. Ne pergjithesi banoret dyshojne me shume tek Violeta dhe Meridiani, pasi ata u thirren ne dhomen e rrefimit ne momentin qe u zbulua per banoret çifti Fatjon Matilda. Juliana thote se edhe pse ka dyshuar tek ata te dy, kjo ka ndodhur vetem per te shperqendruar banoret e tjere. Fatjoni thote e Meridiani eshte betuar qe nuk eshte çift me Violeten. Valeri nga ana tjeter thote se Meridiani dhe Violeta jane te njohur, por jo çift.

Juliana thote se edhe Arditi ia ka konfirmuar qe e njeh Violeten, por nuk ka lidhje me te. “Une mendoj se Enkelejdi dhe Viola mund te jene moter e vella sepse ai eshte afruar shume me te dhe Violeta ka thene se ka nje vella qe ka 25 vite qe nuk e ka pare”. Valeri, Arditi dhe Nevila ndajne te njejtin mendim duke thene se duke qene se edhe ata dyshojne te Violeta dhe i kerkojne Julianes qe te provokoje Enkelejdin per Violen por ajo u thote “une dje po perqafohesha me Vjolen, ju me kerkoni qe ta shaj, nuk mund ta beje kete, provokojeni vete”.

Ata dyshojne edhe te njeri-tjetri ku Juliana thote “po sikur te jesh ti Valer me Nevilen sepse ju te dy nuk ziheni asnjehere”. Valeri i thote Fatjonit “po ndoshta je ti Fatjon prape, vellai i dikujt tjeter”. Fatjoni u thote “Po sikur ne shtepi te jene edhe dy çifte te tjere si une dhe Matilda?” dhe Nevila thote “po pse ç’paskeni qene ju? Te gjithe çift?”.

Me pas ata shkojne te hane dreke. Pak me vone Fatjoni, Valeri dhe Meridiani diskutojne perseri per çiftin duke thene se mund te jete Juliana me Arditin, por Nevila e kundershton kete duke thene “po te kishte vella Enkelejdin nuk do ta kishte puthur ne buze, po edhe po te ishte çift me Arditin apo ndonje tjeter, nuk do bente ate loje qe ka bere me djemte”.

Ne kete menyre ne shtepi eshte krijuar nje vorbull dyshimesh, por ende nuk eshte zbuluar se kush mund te jene dy te njohur brenda shtepise.

*Top Channel