Beckenbauer dhe Ballack pro politikes se Bayern

Fakti qe Bayern Munchen konsiderohet si boshti i kombetares Gjermane, ka bere qe ne vendin teuton te plasin polemikat pasi me ardhjen ne ekip te Pep Guardioles, bavarezet ne merkato nuk kane me prioritet futbollistet gjermane por ate spanjolle. Vetem kete vere Bayern firmosi me tre lojtare qe vine nga Gadishulli Iberik, Xabi Alonso, Juan Bernat dhe portieri Pepe Reina, nderkohe qe veren e kaluar ne ekip nga kampionati spanjoll, mberriten Javi Martinez dhe Thiago Alcantara. Por edhe pse ne Gjermani kane filluar ta kontestojne menyren sesi bavarezet po veprojne ne merkato me ardhjen ne skuader te Pep Guardioles, presidenti i nderit te Bayern, Franz Beckenbauer mendon se nuk eshte gabim nese klubi i tij firmose me lojtare qe vine nga Spanja. “Ky diskutim eshte nje cmenduri. Kush ka dominuar gjate viteve te fundit ne futbollin Boteror? Real Madrid, Barcelona, dhe kombetarja Spanjolle. Duke u bazuar te vetem keto fakte nuk eshte aspak gabim qe Bayerni te firmose me lojtare te medhenj spanjolle. Me futbollistet qe kane ardhur nga Gadishulli Iberik, Bundesliges nuk i ka shkuar aspak keq madje ata kane permiresuar nivelin e futbollit tone. Po marr si shembull transferimin e Raul te Schalke, une mendoj se ai i ndryshoi imazhin skuadres nga Gelsenkirschen duke e bere ndjeshem me te forte”. Beckenbauer me pas foli me fjalet me te mira per Xabi Alonson, i cili debutoi me Bayern, fundjaven qe sapo lame pas. “Lojtaret e klasit boteror nuk kane nevoje per kohe qe te pershtaten me ekipin e tyre te ri. Ata sapo vine shfaqin menjehere gjithe potencialin e tyre, ashtu sic beri edhe Xabi Alonso”. Edhe ish futbollisti i Bayern Munchen dhe i perfaqesueses gjermane, Michael Ballack eshte dakord me politiken e merkatos qe ka ndjekur Bayern kete vere. “Boshti gjerman eshte aty. Me Neuer, Lahm, Schweinsteiger, Muller, te gjithe tifozet mund te indentifikohen. Ne skuader ka ardhur nje futbollist qe ka fituar shume trofe, si Xabi Alonso. Nuk duhet te veme ne diskutim vlerat e tij. Sigurisht qe nuk eshte nje blerje me te ardhme per shkak te moshes se tij, por ai do ta ndihmoje skuadren ne arritjen e objektivave”, ka deklaruar Ballack.