Beckenbauer: "Ribery eshte i pakopjueshem"

Presidenti i nderit te Bayern Munchen Franz Beceknbauer mendon se Mario Gotze nuk mund te krahasohet me Franck Ribery, pasi gjermani dhe francezi nuk jane i njejti tip futbollistesh. Ish-ylli i Borussias se Dortmundit eshte zhvendosur nga trajneri Pep Guardiola nga qendra ne krahun e majte ne me shume se nje rast gjate ketij sezoni pikerisht per te mbuluar mungesen e Ribery. Per vete faktin se jane dy lojtare te ndryshem “Kaizeri” nuk e sheh Gotzen zevendesuesin ideal te ish futbollistit te Marseille. “Thjeshte nje si Ribery nuk mund te kopjohet. Ai dhe Gotze jane totalisht dy futbolliste te ndryshem. Ribery perpiqet gjithmone ti hape mbrojtjet per te krijuar ato hapesira qe i japin mundesi atij te jete nje per nje me nje kundershtar, duel qe ai e fiton gjithmone. Persa i perket Gotzes ai eshte nje lojtar qe eshte pershtatur shume mire me filozofine e trajnerit tone Pep Guardiola. Mario eshte gjithmone ne kerkim te pasimit fitues qe mund ti jape mundesi skuadres te shenoje. Leviz shpejt me topin dhe per mendimin tim ai eshte nje lojtar shume i rendesishem per Bayernin. Ne jemi te lumtur qe kemi ne skuader dy futbolliste si Gotze dhe Ribery pasi me ata te dy ne ekip kemi me shume opsione ne fazen sulmuese”. Per te marre sherbimet e Mario Gotzes, Bayerni i pagoi Borussias se Dortmundit 37 milione Euro ne vitin 2013. Ne sezonin e tij te pare me bavarezet 22-vjecari gjerman zhvilloi ne te gjitha kompeticionet 44 ndeshje gjate te cilave shenoi edhe 15 gola.