Behrami kalon testet mjekesore ne Hamburg

Mungon vetem firma ne kontrate dhe Valon Behrami do te jete nje futbollist i Hamburg per shume sezone. Mediat gjermane dhe ato italiane raportojne se Hamburg dhe Napoli kane arritur akordin per mesfushorin zviceran. Ne arkat e Napoli do te shkojne 5 milione euro. Nderkohe Behrami ka kryer me sukses vizitat mjekesore ne Hamburg dhe eshte gati ti bashkohet skuadres se Mirko Slomka. ‘Behrami eshte nje futbollist shume i mire dhe ka shume eksperience. Ai do ti jape mesfushes tone me shume stabilitet’, ka deklaruar bashkombasi i Behramit qe luan ne skuadren e Hamburg, Johan Djourou.