“Bein Sport”, reportazh per Lorik Canen

Lidhur me artikullin:

Lorik Cana, zemra e Shqiperise. Ky eshte titulli i nje reportazhi te Grupit mediatik Bein Sport, i shtrire ne shume vende te botes, kushtuar Lorik Canes dhe endrres se te gjithe shqiptareve per te marre pjese ne “Euro 2016″.
Kapiteni i kuqezinjve qe ne kraharor ka shqiponjen e Lazios, ndersa ne krah shqiponjen simbol te kombit te tij, thekson se perfaqesuesja shqiptare mbeshtetet nga nje popull i tere ne rrugetimin e gjate e te veshtire per te prekur finalet e Euro 2016.
Lorik Cana thuhet me tej ne kete reportazh, nuk e ka harruar kurre vendlindjen e tij, ku ka marre edhe mesimet e para.
Ai eshte nje shqiptar, i Kosoves.
Kujtimet e femijerise, te ruajtura me shume kujdes nga gjyshi i tij, Ganiu, i ngjallin shume nostalgji.
Me tej, Agim Cana, babai i Lorikut, tregon banesen dhe vendin ku djali i tij kaloi vitet e pare te jetes dhe ku shfaqi talentin per futbollin.
Ne vitin 2002, Lorik Cana zhvilloi ndeshjen e pare me fanellen kuqezi perballe skuadres se vendlindjes se tij, Kosove, ne stadiumin e Prishtines. Loriku e kishte bere zgjedhjen Shqiperine, para nje ftese eventuale nga Franca.
Lorik Cana ka arritur shume ne karrieren e tij: Ka luajtur me Paris Saint Germmain dhe Marseille ne France, me Sunderlandin ne Premier League, me Galatasarayin ne Turqi dhe me Lazion ne Serine A. endrra qe i ka mbetur eshte nje: Te marre pjese me Shqiperine ne finalet e nje turneu madhor, sikurse eshte Europiani.

Burimi: Indeksonline